Vende

Stambolli destinacioni ëndrrave


Stambolli është destinacion i ëndrrave. Gjendet në breg të Evropës ku lindja takohet me perëndimin. Është qytet që i lidh dy kontinente, ndërsa nën vete fsheh histori, kulturë, ngjyra dhe aroma të ndryshme. Arkitektura, ushqimi dhe çdo gjë tjetër në Stamboll tregon nga një histori të veçantë

Qyteti është i mbushur me njerëz , i shpejtë, asnjëherë nuk ndalet, por kur ndonjëherë keni nevojë për një pushim nga kjo jetë aktive, gjithmonë do ta gjeni një kopsht, shtëpi apo xhami ku mund të uleni, të merrni frymë dhe të relaksoheni. Shumica e njerëzve besojnë se Turqia nuk është shtet i sigurt për shkak të fesë Islame dhe kulturës që kanë. Por, e vërteta është se do të mahniteni nga bukura e Turqisë dhe njerëzve.

Sa më shumë të zbuloni për këtë qytet, aq më shumë do të dashuroheni në të. Stambolli është gjigant, ku vetëm në vitin 2016 në të kanë jetuar afër 15 milionë njerëz. Qyteti është po aq i madh sa çdo kryeqytet tjetër evropian, megjithëse Turqia është destinacion më i lirë kur e krahasoni me shtetet tjera.

 

Nga akomodimet më të lira, e deri te ato më të shtrenjta. Për t’i përmbushur kërkesat tuaja të akomodimit, rekomandohet që sa më herët të hulumtoni në mënyrë që ta gjeni vendin më të mirë për shijen dhe xhepin tuaj.

Ka shumë sajte si ‘First Choice’ që j’ua lehtësojnë jetën kur e rezervoni një dhomë luksoze apo një dhomë më të lirë në Stamboll. Vendet të cilat konsiderohen si më të mirat për të qëndruar janë: Sultanahmeti, Beyoglu dhe Taksimi. Të gjitha këto vende janë të rrethuara me restorante, dyqane dhe ushqim të rrugës.

Ky qytet i vjetër është i mbushur me atraksione turistike, duke filluar nga pallatet, xhamitë e rrënojat antike, e deri te dyqanet e pafundme brenda Grand Bazaarit.

 

Udhëtim brenda Stambollit

Shumica e vendeve dhe atraksioneve turistike në Stamboll mund të arrihen përmes transportit publik, e veçanërisht nga tramvajët dhe anijet. Por, sugjerimet e ekspertëve janë që të ecni sa më shumë që mundeni.

Stambolli është qytet i mahnitshëm, me arkitekturë magjepsëse dhe vende të fshehura. Eksplorimi i qytetit duke ecur ju ofron mundësi unike për t’i takuar vendasit dhe për ta shijuar ndjesinë e vërtetë turke.

Ai shquhet për embëlsira dhe çajra.  Rrugët e Stambollit janë të mbushura me lokale të qebapëve dhe donerëve, me restorante, dhe kafene. Ushqimi turk ka shumë aroma, shije, përbërës që nuk mjafton një paragraf për t’i përshkruar.

Stambolli është vend i bukur dhe ia vlen ta vizitoni në çfarëdo periudhe të vitit, por me ndryshimin e stinëve, ndryshon edhe numri i turistëve. Kur e vizitoni për herë të parë, ekspertët rekomandojnë ta bëni këtë gjatë muajit Maj apo Qershor.

Nëse keni fatin të shihni borë në Stamboll, do të jeni dëshmitarë të një vendi magjik.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore