Shqipëria

“Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme, gati në fund të vitit”


Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, të shtunën e 15 majit, ka njoftuar se Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme, do të mbarojë në dhjetor të këtij viti.

Bashkë me ministren ka qenë dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të cilët kanë inspektuar punimet e spitalit.

Sipas ministres, ky është një investim prej 14.8 milion eurosh, po vijon “me ritme të shpejta”.

“Risia është se gjithë shërbimi i urgjencës polivalente në godinën A1, do të transferohet në këtë spital” tha Manastirliu ndërsa shpjegoi se, ambientet aktuale ku është urgjenca do të shpërbejnë si ambiente shërbimeve për qytetarët.

Gjithashtu, do të shërbejë dhe për krijimin e një spitali të ri ditor, ku sipas ministres, do të ketë dhe më shumë shfrytëzimi i shtratit, duke ndihmuar dhe kapacitetet në këtë spital.

Në këtë spital, njoftohet se do të jenë 271 shtretër të ndarë sipas shërbimeve të kardiologjisë, endokrinologjisë, etj.

Po ashtu, do të jetë një mënyrë e re e organizimit aktual të shërbimeve, të spitalit të Sëmundjeve të Brendshme .

Manastirliu shpjegon se po vlerësojnë krijimin e sallave hibride, për të krijuar mundësinë që gjithë ndërhyrjet e termodinamikës të cohën në një nivel më të lartë.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore