Lajme

Spitali i Gjakovës për rastin e 4 vjeçares: Kemi ofruar dokumentacionin e kërkuar, rasti u trajtua me mbikëqyrje profesionale


Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë.

Pas reagimeve të shumta që u bënë nga shoqëria civile se rasti i vdekjes së 4 vjeçares ka pasur neglizhencë nga sistemi shëndetësor, Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë, ka thënë se në këtë institucion pacientja ka pasur mbikëqyrje profesionale dhe mjekësorë.

Përmes një komunikate për media, ky institucion ka theksuar se mjekimi i tashmë të ndjerës është kryer me shumë profesionalistet.

“Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda”, në Gjakovë, në lidhje me raportimet për trajtimin e fëmiut (4 vjeçar), fillimisht ju njofton se me datë 16 shkurt 2024, rasti ishte referuar nga urgjenca e mjekësisë familjare, për në Repartin e Pediatrisë, ku pas konsultimit me Pediatrin, Ortopedin dhe Kirurgun , fëmija ndalohet për trajtim të mëtejmë në repartin e Kirurgjisë”.

“Konsultimet dhe mbikëqyrja profesionale mjekësore ka vazhduar derisa gjendja ka filluar të përkeqësohet dhe mjekët kanë konstatuar se nevojitet trajtim i mëtejmë në QKUK, pra trajtim në nivelin terciar. Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Policia e Kosovës, dhe Prokuroria kanë filluar hetimet”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, nga ana e tyre theksohet se i kanë ofruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm autoriteteve që nga pranimi i rastit e deri në referimin e pacientes.

“Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë, ka ofruar të gjithë dokumentacionin e kërkuar që nga momenti i pranimit të rastit, e deri në momentin e referimit të pacientes për QKUK. Shprehim ngushëllime familjes me rastin e humbjes së fëmijës së tyre, bashke ndjejmë me familjen”, thuhet në reagim.

Pas trajtimit në spitalin e Gjakovës, pacientja u dërgua në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës (QKUK), më 17 shkurt, ndërsa më 19 shkurt ajo ndërroi jetë.

Trupi i saj është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Familjarët e viktimës janë ankuar për neglizhencë nga Spitali i Gjakovës.

Kërkohet hetim nga institucionet për rastin e vdekjes së 4 vjeçares, dyshohet se erdhi nga neglizhenca mjekësore

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore