Bota

Spitalet në qytetet braziliane në kolaps nga Covid-19


Sistemet shëndetësore në shumicën e qyteteve më të mëdha të Brazilit janë afër kolapsit për shkak të numrit të rasteve me Covid-19, sipas raportit nga instituti Fiocruz i vendit.

Instituti me bazë në Rio de Janeiro  se më shumë se 80% e shtretërve të njësive të kujdesit intensiv (ICU) janë zënë në kryeqytetet e 25 prej 27 shteteve të Brazilit.

Brazili ka regjistruar më shumë se 266 mijë vdekje dhe 11 milionë raste që nga fillimi i pandemisë.

Ajo ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë pas SHBA-së dhe numrin e tretë më të lartë të rasteve të konfirmuara.

Sipas institutit Fiocruz, 15 kryeqytete shtetërore kanë ICU që kanë më shumë se 90% kapacitet përfshirë Rio de Janeiro-n, Brasilia-n dhe São Paulo-n.

Dy qytete, Porto Alegre dhe Campo Grande  kanë tejkaluar kapacitetin e ICU-së.

Në raportin e tij ai paralajmëroi se shifrat tregonin “mbingarkesën dhe madje kolapsin e sistemeve shëndetësore”.

“Lufta kundër Covid-19 është humbur që në vitin 2020 dhe nuk ka shansin më të vogël për ta kthyer këtë rrethanë tragjike në gjysmën e parë të vitit 2021”, tha epidemiologu i Fiocruz, Jesem Orellana, raporton agjencia e lajmeve AFP.

“Sot, Brazili është një kërcënim për njerëzimin dhe një laborator në ajër të hapur ku pandëshkueshmëria në menaxhim duket të jetë rregull”, vlerësoi ai.

Ekspertët janë shprehur për gazetën Valor Economic, se vdekjet së shpejti do të kalonin shifrën 2,000 në ditë. Ata paralajmëruan se mënyrat e vetme për të shmangur këtë janë izolimi, përdorimin e maskave dhe një vaksinimi masiv.

Më shumë se tetë milion njerëz kanë bërë dozën e tyre të parë të vaksinimit deri më tani, që përfaqësojnë pak më shumë se 4% të popullsisë.

Rritja prej 38% në javën e kaluar, sipas mediave lokale i është atribuar përhapjes së një varianti shumë ngjitës të virusit që mendohet të ketë origjinën në qytetin Amazon të Manaus.

Pavarësisht kësaj, Presidenti, Jair Bolsonaro, ka vazhduar të minimizojë kërcënimin që paraqet virusi.

Në daljen publike ai u tha njerëzve të ndalonin panikun.

“Për sa kohë do të vazhdoni të qani për këtë? Për sa kohë do të qëndroni në shtëpi dhe do të mbyllni gjithçka? Askush nuk mund ta durojë më”, është shprehur ai.

Një numër masash karantine janë marrë nga guvernatorët rajonalë, të cilët Z. Bolsonaro i ka kundërshtuar, duke argumentuar se dëmi i ekonomisë do të jetë më i madh se efektet e vetë virusit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore