Sport

Spektakël në Australian Open, mësohet gjysmëfinalja e dytë


Dita e dytë e çerekfinaleve në Grand-Slamin e parë të vitit, dhuroi emocione të jashtëzakonshme.

Katër ndër tenistët më të mirë në botë, përballeshin për të rezervuar dy vendet e fundit në gjysmëfinale.

Ndeshja e parë ishte ajo mes Jannik Sinner dhe Stefanos Tsitsipas.

Parashikimet e para-takimit dolën të sakta, me Tsitsipas që e vërtetoi në fushë pse është një ndër favoritët për të fituar çmimin e madh në Australi.

Tenisti grek ishte shumë më i mirë se italiani Sinner, duke e dominuar të gjithë takimit, dhe duke e mbyllur shpejtë.

Në vetëm 1 orë e 56 minuta, Tsitsipas e mbylli ndeshjen 0-3 (3-6, 4-6, 2-6) me sete, duke mos i lënë kundërshtarit hapësirë që të shpresojë për as edhe një moment.

Ndeshja më interesante ishte ajo e dyta, që do të kompletonte edhe katër gjysmëfinalistët e këtij turneu.

Përballë ishin Felix Auger-Aliassime dhe Daniil Medvedev.

Rusi numri dy i botës ishte favorit, por Auger-Aliassime e nisi shumë më mirë.

Tenisti kanadez fitoi dy setet e para me rezultat 7-6, 6-3, por Medvedev gjeti forcën të rikthehej.

Favoriti kryesorë arriti të rikthehet për të fituar 2-3 (7-6, 6-3, 6-7, 5-7, 4-6) me sete.

Pas 4 orë e 42 minuta përballje historike, Medvedev me shumë vështirësi arriti fitoren përballë super talentit kanadez.

Gjysmëfinalja e dytë është ajo mes Stefanos Tsitsipas dhe Daniil Medvedev, që luhet të premten më 28 janar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore