Përballje

Spektakël golash, Parizani lëshon pikët e plota pas minutës së 100-të


Ndeshje spaktakolare është zhvilluar mes Erzenit dhe Partizanit, takim ky i vlefshëm i javës së 13-të në Abissnet Superiore.

Ky ballafaqim u mbyll me rezultat 3:3, derisa ishte Partizani ai që ishte duke fituar deri te minuta e 104-të me rezultat 1:3.

Sfida në fakt nisi keq për Partizanin, duke qenë se e panë veten në disavantazh në minutën e tetë pasi një goli të Nonatos.

Megjithatë, reagimi ishte i menjëhershëm dhe pas pesë minutave për të rikthyer ekuilibrat mendoi Tedi Cara që realizoi një gol mjaft të bukur nga distanca duke mos i lënë asnjë shans reagimi portierit Xhika.

Mysafirët patën një mundësi të artë për të shënuar në fund të pjesës së parë, por Xhuliano Skuka gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Gjithsesi, në fraksionin e dytë, Partizani ia doli të shënonte golin e dytë me anë të Arinaldo Rrapajt në minutën e 48-të.

Shtatë minuta më pas, Skuka rikuperoi gabimin e pjesës së parë dhe pas një këmbëngulje të gjatë në zonën e shijakasve realizoi edhe golin e tretë të sfidës duke rikthyer qetësinë tek të tijtë.

Në minutat në vijim, shiu “rrëmbeu” skenën në Elbasan Arena dhe ndeshja u ndërpre për disa minuta, por për fat të mirë sfida rifilloi.

Gjithsesi, Erzeni nuk e kishte thënë fjalën e fundit dhe në kohën shtesë e cila ishte e konsiderushme për shkak të ndërprerjes nga shiu, gjetën golin e dytë me anë të Kadriut duke shkurtuar diferencat.

Në vijim, faktor u bë VAR dhe Erzeni fitoi penallti me Kahrimanovic që ekzekutoi saktë nga 11-metrat për t’i dhuruar një pikë të artë të tijve.

Pas këtij rezultati spektakolar, Erzeni mbetet në vend të tretë me 21 pikë ndërsa Partizani është në vend të parë me 23 pikë, një më shumë se Tirana, por me bardheblutë që kanë një ndeshje më pak në llogari.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore