Art&dizajn

Spanjollët, në protestë kundër “shëmtimit” të katedrales


Organizata e  Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) e ka konsideruar “zemërim artistik” projektin e tre dyerve të reja prej bronzi të katedrales madhështore gotike të Burgos. Katedralja është shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO më 31 tetor 1984.

Autoritetet e katedrales janë shprehur se dyert e reja, të dizajnuara nga artisti i njohur, Antonio López, janë një vepër e artit bashkëkohor. Ato  do të bëhen pjesë e një monumenti në pesë stile artistike.

Qendra e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s nuk e ka mbështetur idenë e dyerve të bronzit, të cilat tregojnë Atin, Virgjëreshën Mari dhe Jezusin si një fëmijë të vogël.

Peticioni i zemëruar numëron më shumë se 31,000 njerëz, të cilët i kanë konsideruar dyert e reja si “eyesore”, pra shëmti që bie në kontrast me imazhin kulturor dhe historik të katedrales, siç publikon The Guardian.

“Kjo është një mundësi për të lidhur qytetin me të ardhmen dhe për të bërë histori me këto dyer të reja, për të cilat katedralja ka nevojë. Ato do të jenë një simbol i bashkimit dhe një trashëgimi për brezat e ardhshëm”, janë shprehur autoritetet e katedrales.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore