Shqipëria

Gjykata Speciale pranon kërkesën e SPAK-ut, sekuestron pasurinë e 3 ish-gjyqtarëve


Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka realizuar hetimin për tre ish-gjyqtarë, përkatësisht Fatos Lulo (ish – gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese), Bashkim Dedja (ish – Kryetar në Gjykatën Kushtetuese) dhe Shkëlzen Selimi (ish – gjyqtar në Gjykatën e Lartë).

SPAK ka kërkuar sekuestrimin e pasurive në zotërim dhe pronësi të këtyre tre subjekteve.

Ata akuzohen për veprën penale “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”.

Nga hetimi penal i kryer, rezultuan të dhëna që këta subjekte kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur.

Për këtë arsye, SPAK paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesat përkatëse për sekuestrimin e tyre.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore