Shqipëria

SPAK arreston nënkryetarin e Bashkisë së Lushnjës dhe drejtorin e Prokurimeve


Prokuroria e Posaçme (SPAK), të hënën e 13 dhjetorit, ka vënë në pranga nënkryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Gentian Nushi dhe drejtorin e Drejtorisë së Prokurimeve/Juridike.

Sipas njoftimit zyrtar, në vitin 2020, janë evidentuar shkelje ligjore, te kryera nga dy zyrtarët e Bashkisë së Lushnjës, në vitin 2020.

Ato akuzohen për veprën penale “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Dy zyrtarët e Bashkisë së Lushnjës, në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë Fatos Tushe dhe drejtorin e kësaj ndërmarrje, kanë bërë të mundur që këtë procedurë prokurimi ta fitonte me dokumentacion firma EURO – ALB.

Duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.

Po ashtu, kanë kryer dhe vepra të tjera të kundërligjshme edhe gjatë tri procedurave të tjera prokurimi, të organizuara nga Ndërmarrja e Pasurisë Publike e Bashkisë Lushnje.

Ato akuzohen për “Blerje Asfaltonetoni”, me një operator ekonomik, ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara me afat 30 muaj”.

Gjithashtu akuzohen për “Blerje materiale elektrike” dhe “Blerje betoni dhe tombino”, me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 24 muaj”.

Akuzat ndaj Tushes

Vendimi për kreun e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, do të merret më 21 dhjetor.

Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim.

Tushe ka ankimuar pranë kësaj Gjykate shkarkimin nga detyra.

Ky i fundit së bashku me zyrtarë të tjerë, u arrestuan më 6 korrik me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Fill pas arrestimit me vendim të Këshillit të Ministrave ai u shkarkua nga detyra.

Për më tepër ai i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të rimarrë mandatin e të zgjedhurit vendor.

Që prej arrestimit të tij, Tushe ka apeluar disa herë masën “arrest me burg” duke kërkuar masë më të butë për arsye shëndetësore.

Gjatë korrikut, ai paraqiti disa kërkesa, me arsye shëndetësore, pranë gjykatës për ta liruar atë me kusht.

Në kërkesën e depozituar në gjykatë, Fatos Tushe pretendonte se vuan nga sëmundje të zemrës, diabet, gurë në tëmth, si dhe është alergjik ndaj ushqimeve specifike.

Ish-kreu i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe.

Ndërkaq, Tushe u shpreh se ishte i gatshëm të paguante lirimin me kusht, në mënyrë që të dilte nga burgu.

Por të gjitha kërkesat e ish-kryebashkiakut janë hedhur poshtë. Më 13 shtator Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Tushen.

Hetimi ndaj tij nisi në korrik të 2020-ës, pasi u dyshua se kishte përfituar në mënyrë të paligjshme nga një tender me vlerë 24 milionë lekë, për ndërtimin e kanalit vaditës në Lushnjë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore