Shqipëria

Sot Kuvend, Dumani pritet të raportojë para deputetëve raportin e SPAK


Deputetët rikthehen këtë të hënë të 15 korrikut në Kuvendin e Shqipërisë pas javës së gjelbër.

Ata pritet të diskutojnë jo vetëm çështjet e qytetarëve, por edhe një seancë që në fokus të saj do të ketë institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në vend.

Në agjendën e seancës së sotme plenare janë të përfshira raportimet e këtyre institucioneve, ndërsa të pranishëm do të jenë krerët e tyre.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00 me raportimin e Olsian Çelës së Prokurorisë së Përgjithshme dhe kreut të SPAK Altin Dumanit.

Kurse raportet vjetore do të paraqesin edhe ILD, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Raportimi sakaq, vjen në një kohë kur drejtësia ka në dorë disa dosje të bujshme dhe është vënë në qendër edhe të sulmeve politike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore