Zgjedhjet në Shqipëri

Soreca: Ditën e zgjedhjeve do të vizitoj disa qendra votimesh


Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Shqipëri, Luigi Soreca, deklaroi të premten, se do të vizitojë disa qendra votimesh, ditën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, më 25 prill.

Jo vetëm, por së bashku me disa përfaqësues nga vende të ndryshme anëtarë të BE-së.

Njoftimin e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter.

“Ne inkurajojmë qytetarët e Shqipërisë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar të gjitha masat kundër COVID-19”.

Për më tepër Soreca shkruan se BE-ja do t’i qëndrojë përher pranë Shqipërisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore