
Sony pritet të sjellë së shpejti një model të ri kufjesh me valë, si dhe një ngjyrë të re blu për kufjet e saj WH-1000XM5.
Sythat kanë një dizajn të ngjashëm me Sony WF-C500 të vitit 2021 me një kabllo karikimi USB-C.
Ndërsa nuk kemi shumë informacion mbi specifikat e tyre, mund të shohim se ato do të jenë të disponueshme në të paktën katër ngjyra – e zezë, e bardhë, blu dhe jeshile.
Imazhi tjetër na tregon WH-1000XM5 me një ngjyrë krejt të re blu të errët. Kufjet kanë ngjyra të theksuara ari dhe një kuti mbajtëse që përputhet me ngjyrat.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com