Muzikë

Sonte mbahet nata e parë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike”


Sonte (e mërkurë) do të filloj transmetimi i netëve finale të garës së artistëve në festivalin “Kënga Magjike”.

Rolin e prezantuesit, pos autorit Ardit Gjebrea, do ta ketë edhe artistja Marsela Çibukaj.

Ndërsa, nata e dytë gjysmëfinale do të mbahet ditën pasuese, teksa finalja e madhe e “Këngës Magjike” do të mbahet me datë 29 maj.

Juria e festivalit për këtë edicion është e përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi si dhe Kozeta Kurti.

Në ndërkohë që disa nga artistët të cilët do të performojnë në natën e parë gjysmëfinale të “Kënga Magjike 2021”, janë; Soni Malaj, Alban Ramosaj, Lindita Halimi e Fifi.

Vitin që lamë pas, festivali “Kënga Magjike” nuk ishte mbajtur për shkak të situatës me Coronavirus, ndërsa fituese e garës muzikore, edicionit të vitit 2019, ishte këngëtarja Eneida Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore