Lajme

Sonda ruse Luna-25 është rrëzuar në Hënë


Raketa ruse Soyuz e cila mbante një sondë është rrëzuar në Hënë, njoftoi agjencia ruse e hapësirës Roscosmos .

Sonda, e para në këtë satelit natyror në gati 50 vjet u rrëzua pas një aksidenti gjatë një manovre përpara uljes së saj në Hënë të planifikuar fillimisht për të hënën më 21 gusht.

Raketa me sondën Luna-25 u ngrit në orën 02:10 të mëngjesit së 11 gushtit me orën e Moskës nga kozmodromi Vostochny në Lindjen e Largët, sipas imazheve të transmetuara drejtpërdrejt nga agjencia ruse e hapësirës Roscosmos.

Nisja e sondës Luna-25 është misioni i parë hënor për Moskën që nga viti 1976, kur ish-Bashkimi Sovjetik ishte një pionier në pushtimin e hapësirës.

Një arritje që është zbehur për shkak të problemeve me financimin dhe skandaleve korruptive.

Sonda, e cila do të duhej të qëndrojë në Hënë për një vit, do të ishte përgjegjëse për “marrjen (kampionët) dhe analizimin e tokës”, si dhe “të kryente kërkime shkencore afatgjatë”, tha agjencia hapësinore.

Kjo nisje ishte misioni i parë i programit të ri rus hënor, i cili fillon kur Roscosmos privohet nga partneriteti i tij me Perëndimin.

Ashtu si me orientimin e saj diplomatik, Moska po kërkon kështu të zhvillojë bashkëpunimin hapësinor me Kinën.

Ambiciet ishin të larta: sipas ekspertit rus të hapësirës Vitali Yegorov, kjo është hera e parë që Rusia post-sovjetike ka tentuar të vendosë një pajisje në një trup qiellor.

Presidenti Vladimir Putin ka premtuar të vazhdojë programin hapësinor të Rusisë pavarësisht sanksioneve, duke përmendur shembullin e BRSS që dërgoi njeriun e parë në hapësirë në vitin 1961, mes tensioneve të përshkallëzuara Lindje-Perëndim.

Rusia kërkon të kthehet në Hënë pas 50 vitesh

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore