Kosova

“Presionet e pakuptimta politike” – Havolli jep dorëheqje nga BQK-ja


Sokol Havolli.

Sokol Havolli ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Në letrën e siguruar nga Albanian Post thuhet se arsyeja e dorëheqjes së Havollit është për shkak të presioneve politike.

“Presionet e pakuptimta politike që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe sulmet ndaj menaxhmentit e anëtarëve të bordeve të kaluara që u realizuan përmes personave plotësisht të instrumentalizuar nga politika”.

“Këto presione e kanë bërë të pamundur punën normale”, thuhet në letrën e Havollit.

Sipas tij, njerëzit brenda këtij institucioni janë duke zbatuar urdhëra nga dikush tjetër.

Dokument i siguruar nga Albanian Post.

“Tanimë kjo temë konsideroj se nuk meriton elaborim të mëtejmë sepse këta individ nuk janë duke shprehur vetën dhe mendimin e tyre (nëse kanë një të tillë), por duke realizuar detyrat që u janë dhënë, siç thonin edhe vetë, ‘nga lartë’.

“Përndryshe, sa për ta siç e dini, kam qenë i gatshëm edhe për debat publik, por natyrisht, tek ta mungon guximi për ballafaqim faktesh profesionale”.

Dokument i siguruar nga Albanian Post.

Megjithatë ai i ka uruar BQK-së suksese në punën e tyre në vazhdimësi.

“Duke iu uruar shëndet të plotë dhe realizim të plotë të detyrave tuaja në pjesën e mandatit, konsideroj se përmes kësaj letre, përmbushi edhe obligimin tim të paraparë në nenin 43 të ligjit të BQK-së dhe se natyrisht do të zbatoj detyrimet e mia që dalin nga neni 44 i ligjit të BQK-se”.

Ndryshe, më 28 qershor të viti 2008, BQK pati miratuar, Sokol Havollin zëvendësguvernator të Bankës Qendrore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore