Lajme

Sllovaki: Vrau gazetarin investigativ, gjykata anulon pafajësinë e manjatit


Jan Kuciak dhe Martina Kusnirova

Gjykata e Lartë e Sllovakisë, të martën e 15 qershorit, ka anuluar lirimin e manjatit të akuzuar për urdhërimin e vrasjes së një gazetari dhe të fejuarës së tij.

Gazetari Jan Kuciak dhe Martina Kusnirova u vranë në shkurt të vitit 2018. Kuciak kishte kryer hetime për korrupsion para vdekjes së tij.

Krimi shkaktoi protesta dhe dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm.

Marian Kocner, i dyshuari për vrasjen e Kuciak-ut, u lirua nga akuzat në shtator.

Manjati Marian Kocner

Gjykatësit më pas zbuluan se prokurorët nuk kishin arritur të provonin që biznesmeni i profilit të lartë dhe një e pandehur tjetër, Alena Zsuzsova, kishin urdhëruar vrasjet.

Por të martën, Gjykata e Lartë pranoi një apel kundër shfajësimit të dy të dyshuarve. Duke shtuar se kishte “disa gabime” në gjykimin fillestar.

Çështjën tani do ta marrë në shqyrtim Gjykata Penale e Specializuar sllovake.

Në prill 2020, ish-ushtari Miroslav Marcek u dënua me 23 vjet burg. Ky i fundit pranoi kryerjen e vrasjeve. Si dhe një i dyshuar tjetër u burgos për lehtësimin e sulmit.

Kocner, i cili tashmë do të vuajë 19 vjet burg, gjithmonë e ka mohuar përfshirjen në vrasje.

“Unë nuk jam një shenjtor, por as nuk jam vrasës”, u tha ai anëtarëve të jurisë gjatë gjykimit origjinal. “Unë sigurisht nuk jam budalla që nuk do ta kuptojë se çfarë do të çonte në vrasjen e një gazetari”.

Kuciak dhe e fejuara e tij u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre pranë Bratislavës më 21 shkurt 2018-të. Një vrasje e parë ku shënjestër ishte një gazetar në historinë Sllovake. Të dy ishin 27 vjeç.

Kuciak punoi për “aktuality.sk” si gazetar investigativ. Ai shkroi për biznesmenë të korruptuar në Sllovaki, subvencionimin e Bashkimit Evropian dhe mashtrimin e TVSH-së.

Si dhe për mafien famëkeqe të Italisë ‘Ndrangheta’ dhe përpjekjet e saj për të kultivuar marrëdhënie me politikanë sllovakë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore