Sport

“Skuadra kampione në Shqipëri, më e dobët se ekipi i gjashtë në La Liga”


“Skuadra kampione në Shqipëri është më e dobët se ekipi i gjashtë në La Liga”.

Kjo është deklarata e fundit e trajnerit spanjoll Quique Sánchez Flores për atë që ai e quan “varfërim të futbollit”.

Në gazetën spanjolle ABC, spanjolli u ndal te favorizimi, sipas tij, të shoqërive që nuk janë në nivelin e duhur.

Flores ka drejtuar më parë ekipe si Atletico Madrid, Benfica apo anglezët e Watford-it.

“Kur kam qenë lojtar, nuk kam gjykuar kurrë personalitetin e trajnerëve. Është gjithashtu e vërtetë që në vitet ’80 dhe ’90 lojtarët kishin një formacion tjetër, më personal, më shumë tonin, sikur të ishim të edukuar nga shtëpia, nga lagjja apo nga rruga dhe këtë e gjeje në dhomat e zhveshjes”, nënvizoi fillimisht Flores.

Për të, autoriteti i një trajneri ishte aq i madh, saqë futbollistët ishin të largët dhe nuk mendohej as vlerësimi i metodologjisë e tij apo njohurive të tij.

“Kohët kanë ndryshuar”, shton Flores.

Spanjolli i referohet kohës, kur kujton se jemi në shekullin e 21-të, shekullin e teknologjisë, të rrjeteve sociale.

Brezat e rinj, për Flores, kanë një koncept të ndryshëm.

“Ata e perceptojnë autoritetin, por kanë ndryshuar kushtet e atij autoritarizmi që ekzistonte te gjyshërit, prindërit dhe punët tona. Jemi në një periudhë të ndjekjes së një barazie të tillë përfundimtare, saqë do të ndryshojë shoqërinë në të ardhmen”, ravijëzoi ai.

Për trajnerin e Getafe-s është e qartë që futbolli është bërë më i varfër.

Ai kujton se Kupa e Botës ishte më interesante më parë, ndërsa Liga e Kampionëve ishte më selektive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore