Sport

Skuadra e momentit në evropë, shtatë fitore rradhazi për Monaco-n


Në ditën e sotme, në fushën e Nimes, Monaco doli triumfuese 4-3 në trillerin 7 golësh.

Rusi Aleksandr Golovin ishte njeriu ndeshjes, duke qenë i përfshirë në katër golat e Monaco-s.

Ai shënoi tre golat e parë dhe dha asistin për golin e fitores të Kevin Volland.

Ekipi nga principata është në super formë, ata kanë regjistruar shtatë fitore rradhazi në Ligue 1.

Ata kanë mposhtur me rradhë:

Lorient, Angers, Montpellier, Marseille, Nantes, Nice, Nimes.

Në këtë periudhë, Monaco ka shënuar 22 gola, një mesatare e mbi tre golave për ndeshje.

Me këtë fitore janë ngjitur në kuotën e 48 pikëve në vendin e katërt, dhe janë future totalisht në garë për titull.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore