Art&dizajn

Skica ‘Koka e një ariu’ e Leonardo da Vinci-t kap vlerën e 16 milionë dollarëve


Një skicë e vogël e një ariu nga Leonardo da Vinci pritet të kapë shifrën e mbi 16 milionë dollarëve në ankand.

Bëhet fjalë për një nga tetë vizatimet e Leonardo-s, të cilat janë pronë private, sipas Christie’s, shtëpia që organizon shitjen.

Më tej, shtëpia që organizon ankandin jep disa detaje: në skicim Leonardo ka përdorur një teknikë që ia kishte mësuar mjeshtri i tij, Andrea del Verrocchio.

Vizatimi është i realizuar në letër të zbehtë rozë në bezhë, duke përdorur pikën e argjendtë dhe me një madhësi 8 inç.

Historiku i skicimit

Skica ka rënë në disa duar përgjatë shekujve. Fillimisht ajo do të shitej nga Christie’s për vetëm 2.50 paund (rreth 312 paund, ose 439 dollarë) në 1860-n.

Me titull “Koka e një ariu”, ajo ka qenë e shfaqur në institucionet kryesore, duke përfshirë Galerinë Kombëtare në Londër, Louvre Abu Dhabi dhe Muzeun Shtetëror të Eermitazhit të Shën Petersburg-ut.

Në një njoftim për shtyp, drejtuesi Mjeshtërve të Vjetër në shtëpinë e ankandit Christie’s, New York, Ben Hall, e cilësoi skicën “një nga veprat më të rëndësishme të Rilindjës ende në duar të njerëzve të zakonshme”.

Në vijim, ai tha se ajo “ishte në pronësi të disa prej koleksionistëve më të dalluar në fushën e Mjeshtërve të Vjetër ndër shekuj”.

Pronarët e mëparshëm të dukshëm kanë qenë piktori Sir Thomas Lawrence dhe koleksionisti i artit Kapiten Norman Robert Colville.

Vizatimi, i cili përfshin nënshkrimin e artistit, do të shfaqet në Hong Kong gjatë këtij muaji. Më pas do të ndalet në Londër, ku pritet të kapë vlerën midis 8 milionë dhe 12 milionë paund (11,21 milionë dollarë deri në 16,82 milionë dollarë) në një shitje të korrikut.

Mjeshtri i anatomisë

Skica më e shtrenjtë e Leonardo-s, që është shfaqur ndonjëherë në ankand, është “Kali dhe Kalorësi”, i cili u shit për 8 milionë paund (mbi 11.2 milionë dollarë) në 2001-shin.

Stijn Alsteens, shefi ndërkombëtar i departamentit të Mjeshtërve të Vjetër në Christie’s Paris, tha se ka çdo arsye për të besuar se në korrik do të korrin një rekord të ri përgjatë korrikut për “Kokën e një ariu”, duke e përshkruar atë në një deklaratë për shtyp si “një nga vizatimet e fundit nga Leonardo që pritet të dalë në treg”.

Megjithatë, çmimi i shitjes ka të ngjarë të bjerë poshtë rekordit aktual të ankandit për një vizatim të shtëpisë së Mjeshtërve të Vjetër.

Në vitin 2009, Raphael’s “Head of a Muse”, një studim për një afresk të porositur nga Papa Julius II për Stanza della Segnatura në Vatikan, fitoi gati 49 milionë dollarë në Christie’s në Londër.

Megjithëse Leonardo është i njohur më shumë për pikturat në vaj si “Mona Lisa” dhe “Darka e Fundit”, mjeshtri i Rilindjes u vlerësua gjithashtu për skicat e tij anatomike.

Piktura “Njeriu Vitruvian”, është një interpretim i saktë matematikisht i një mashkulli lakuriq, shpesh vlerësohet si një nga arritjet më të mëdha të Da Vinçit.

Leonardo ishte i magjepsur nga bota natyrore dhe gjatë jetës së tij përfundoi shumë skica të tjera të kafshëve. Vizatimet e tij të maceve dhe qenve, si dhe një ari që ecën, janë midis atyre që shfaqen në institucione, përfshirë Muzeun Britanik dhe Muzeun Metropolitan të Artit.

Skica të tjera të Leonardo-s përshkruanin figura fetare dhe skena biblike.

Në vitin 2016, një vizatim i titulluar “The Marty Saint Sebastian” ishte vendosur të mblidhte 15 milionë euro (16 milionë dollarë në atë kohë) në ankand, megjithëse shitja u bllokua pasi qeveria franceze e shpalli atë si një thesar kombëtar.

Pjesë të tjera të dukshme në ankandin e Christie’s në korrik, të titulluar “Shitje e jashtëzakonshme”, përfshijnë një orë xhepi të projektuar nga Jacques-Thomas Castel dhe një vazo të montuar në ormolu në ametist nga Jean-Claude Chambellan Duplessis.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore