Lajme

S’ka vendim për zëvendësimin e katër kryesueseve të KKZ-së në Veri


Mitrovica e Veriut

Në vazhdën e dorëheqjeve të serbëve lokal nga institucionet e Kosovës, u tërhoqën edhe katër kryesues të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ).

Por, nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), akoma nuk është marrë ndonjë vendim për zëvendësimin e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Albanian Post, por sqaroi se çështja është duke u trajtuar.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke e trajtuar këtë çështje dhe së shpejti do të kemi një njoftim se si do të procedojmë në këtë drejtim”, ka thënë Elezi për Albanian Post.

“Për këtë qëllim, KQZ-ja u ka dërguar ftesë subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që t’i dorëzojnë propozimet e tyre për nominimin e anëtarëve në këto komisione komunale deri më 20 nëntor, në orën 16:00”.

Mitrovica e Veriut.

Nga KQZ-ja është sqaruar se janë edhe në fazën e ndërtimit të trupave zgjedhore.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën e ndërtimit të trupave zgjedhore, konkretisht Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok”.

“Gjatë këtij procesi, sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, SKQZ-ja mund t’i konsultojë edhe organizatat jo-qeveritare, institucionet akademike dhe organizmat tjerë të ngjashëm”.

Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ), është organ përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore brenda territorit të komunës dhe për të gjitha komunat caktohet nga një udhëheqës.

Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Deputet nga Lista Serbe.

Largimi më i bujshëm është ai i rreth 400 policëve serbë të Kosovës në veri.

Më 7 nëntor, pas largimit të Policisë në Veri të Mitrovicës, deputetëve të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, janë larguar edhe gjykatësit dhe prokurorët serbë.

Më 17 nëntor, nëntë anëtarë të Listës Serbe kanë pranuar të zëvendësojnë ata të dorëhequrit dhe tashmë janë emëruar deputetë të rinj.

Besohej se 9 të propozuarit nga Komisioni Qendror Zgjedhor, sipas radhës, nuk do t’i pranon postet si deputetë, por nuk kanë refuzuar të regjistrohen dhe në seancën e së premtës, kryeparlamentari Glauk Konjufca, i ka prezantuar me radhë.

Lista Serbe kthehet në Kuvend, prezantohen deputetët e rinj

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore