Kosova

S’ka marrëveshje për dinarin, saga vazhdon javën tjetër


Ilustrim

Pa marrëveshje ka përfunduar edhe raundi i pestë i negociatave për dinarin në kuadër dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), ndërsa javën tjetër planifikohet të mbahet raundi i ri i negociatave për dinarin.

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, takoi të enjten në Bruksel të Belgjikës kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit, por ndryshe nga praktika e mëparshme në kuadër të procesit të dialogut në nivel të kryenegocitarëve, nuk pati takim trepalësh mes tyre.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh shef i ekipit negociator të palës kosovare, tha pas takimit se pala serbe s’e pranoi as këtë hërë propozimin fillestar të Lajçakut për zgjidhje të përkohshme, por ata kanë insistuar në propozimin e tyre për çështjen e dinarit serb.

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, pretendoi se pala serbe bëri “gjithçka” për të gjetur një zgjidhje, ndërsa akuzoi palën kosovare se erdhi në kryeqendrën evropiane pa komentuar idetë e BE-së për zgjidhjen e nyjes që, sipas tij, tregon se Kosova nuk dëshiron të pajtohet për asgjë.

Megjithatë, për shkak se palët nuk kanë arritur marrëveshje në takimin e fundit, terreni i kërkimit të madh për “formulën e zgjidhjes” pritet të vazhdojë javën tjetër, ndërsa mbetet për t’u parë nëse lista e “skenarëve të dhunës” që mund të rezultojnë për shkak çështjes së dinarit dhe tensioneve ekzistuese do të zgjerohet apo do të gjendet një zgjidhje në dialog.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore