Kosova

S’ka aryse për optimizën në dialogun Kosovë-Serbi, vlerëson Bildt


Carl Bildt

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të dielën, tha se nuk ekziston asnjë aryse për të qenë optimist sa i përket përspektivës së procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).

Bildt, i cili për një kohë shërbeu edhe në pozitën e shefit të diplomacisë suedeze, theksoi se përkundër që është arritur njëfarë progresi në dialog – njohja reciproke e targave të automjeteve dhe nominimi i energjisë elekrike për katër komunat veriore të vendit, vlerësoi se procesi është duke shkuar prapa, posaçërisht sa i përket çështjeve të rëndësishme.

“Fatkeqësisht, ekziston çdo arsye për të qenë pesimist për perspektivën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ata patën mundësi për të ecur përpara, kanë bërë progres për disa çështje praktike, por po shkojnë mbrapsht në çështje më të mëdha”, shkroi ish-kryediplomati suedez.

Përderisa terreni i kërkimit të madh për “përgjigjet” dhe “formulën e zgjidhjes” pritet të vazhdojë javët në vijim, çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pritet të rifutet ngadalë në agjendën e aktorëve të angazhuar në terren – një ndër prioritetet e bashkësisë së organizuar perëndimore në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Zgjedhjet në BE/SHBA zbehin perspektivën e dialogut – mund të prodhojnë rezultate të pafavorshme për Kosovën

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore