Sport

Situata e Messi-t një muaj pas ardhjes së Laporta-s


Zgjedhjet presidenciale të Barcelona-s përfunduan më 7 mars, me Joan Laporta-n që u shpall fitues me afër 60% të votave.

Një ndër premtimet kryesore të Laporta-s ishte të punoj për rinovimin e Messi-t që nga dita e parë.

Por, një muaj pas emërimit të tij, asgjë nuk ka ndryshuar.

Marca raporton që të dy palët duan të njejtën gjë, por aktualisht nuk po gjejnë një pikë në të cilën mund të pajtohen.

Laporta fillimisht po studion situatën financiare të klubit, para se t’i ofroj Messi-t një kontratë marramendëse.

Por, Laporta po studion edhe efektin që mund të ketë rinovimi i Messi-t në merkaton e Barcelonës.

Situata financiare nuk i premton shumë katalunasve, dhe një rinovim me Messi-n, mund të redukonte në maksimum mundësitë për blerje të mëdha, të tipit Haaland.

Të interesuarit për shërbimet e argjentinasit, në rast se nuk rinovon, tashmë dihen, ato janë Manchester City dhe PSG.

Por, të dy skuadrat e bën të ditur që nuk do bëjnë asnjë lëvizje deri sa vetë lojtari të kërkoj largimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore