Kultura

Singapori, zgjedhje ideale për udhëtime


Singapori, është shteti që po tërheq vëmendjen e gjithë botës. Ai ndodhet në jug-lindje të Azisë një shtet ishullor që po bëhet metropol i ardhshëm i botës.

Territori i Singaporit përbëhet nga një ishull i madh dhe shumë të tjerë të vegjël, që gjenden përreth tij. Singapori ka 60 ishuj të vegjël natyralë dhe artificialë, të krijuar për qëllime turizmi.

Ai ka ujëvarën më të lartë në botë dhe kopshtin më të madh me orkide

Ja cilat janë disa nga arsyet përse duhet vizituar Singapori.

Transporti i zhvilluar në Singapor, e bënë përshtatjen tuaj më të lehtë.  Ai dhuron adrenalinë dhe aventura të pafundme. Duket si diçka e pa rezistueshme, duke e bërë ishullin vendin perfekt për pasionet tuaja.

Ai është një ishull i mbushur plot gjelbërim, duke përfshirë rreth 3 milionë pemë. Njerëzit janë tepër mikpritësa dhe frymëzues. Ka një histori të pasur me  sa i përket traditës ushqimore.

“Gardens by the bay”, ose kopshtet pranë bregut janë një destinacion, i cili është një domosdosmëri për t’u zbuluar. Ky vend është një ndër më të vizituarit e të gjithë botës, sa i takon vitit 2015. Përmes këtyre kopshteve mund të përjetosh një eksperiencë që të çon në 9 vende të ndryshme të Afrikës, Amerikës, Azisë, Australisë dhe Europës.

Por ajo mund të quhet pjesa më mahnitëse është rikrijimi i një pylli tropikal brenda një strukture qelqi që quhet pylli i reve. Në hyrje të saj derdhet një ujvarë 35 metra e gjatë, ujëvara më e madhe në botë brenda një hapësire të mbyllur.

Ky pyll në versionin e tij natyral mund të gjendet në lartësinë nga 800 deri në 3000 metra. Mes mjegullës, aty ngrihen pemë të lashta, bimë të rralla mes tyre dhe orkidea për të cilën Singapori njihet në botë për prodhimtarinë e lartë.

I gjithë Singapori natën merr një tjetër kuptim. Pikërisht për këtë arsye shumë nga desticacionet e këtij qyteti këshillohen që të vizitohen kur rrezëllojnë nga dritat. Në Singapor spektakli i dritave është një atraksion si në asnjë vend tjetër të botës.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore