Lajme

Singapor: Ekzekutohet një burrë për trafikim të një kilogrami kanabis


Autoritetet e Singaporit ekzekutoi me varje të mërkurën e 26 prillit një burrë të dënuar me vdekje për trafikimin e një kilogrami kanabis, duke injoruar thirrjet nga jashtë për të rishqyrtuar ekzekutimin dhe për të hequr dënimin me vdekje në qytet-shtet.

“Singaporiani Tangaraju Suppiah, 46 vjeç, iu ekzekutua dënimi sot në burgun Changi”, tha një zëdhënës i shërbimit të burgut të Singaporit për agjencinë AFP.

Tangaraju Suppiah u ekzekutua pavarësisht një apeli një ditë më parë nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut drejtuar autoriteteve të Singaporit për të “rishqyrtuar urgjentisht” varjen e planifikuar të të dënuarit.

Miliarderi britanik Richard Branson, një anëtar i Komisionit Global për Kontrollin e Drogës, i kërkoi gjithashtu qytetit-shtetit të hënën të heqë ekzekutimin e Tangaraju Suppiah, duke thënë, si mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe anëtarët e familjes së Tangaraju Suppiah, se ky i fundit kurrë nuk trajtoi kanabisin për të cilin ishte dënuar dhe denonconte të metat në dosje.

Por Ministria e Brendshme e Singaporit hodhi poshtë të martën pretendimet e Branson, duke e akuzuar atë në një deklaratë për “mosrespektim ndaj gjyqtarëve të Singaporit dhe sistemit tonë të drejtësisë penale”.

Tangaraju Suppiah u dënua me vdekje në vitin 2018 për pjesën e tij në trafikimin e 1.01 kilogramëve kanabis, dyfishi i sasisë së dënueshme me vdekje në Singapor, një nga vendet më represive në botë për lëndët narkotike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore