Lajme

Sindikata e Policisë për grabitjen në Suharekë: Organet e drejtësisë të veprojnë sipas Ligjit


Sulmi në Suharekë.

Sindikata e Policëve të Kosovës, ka kërkuar dënimin meritor ndaj personave që kanë sulmuar Policinë e Kosovës, të mërkurën në Suharekë gjatë grabitjes së armatosur.

Përmes një komunikate për media nga sindikata është thënë se sulmet ndaj zyrtarëve policorë duhet të ndalen.

“Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë shërim të shpejtë, kurse dënojmë çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas Ligjit ndaj kryeseve të këtyre veprave penale me qëllim të parandalimit të sulmeve ndaj zyrtareve policorë dhe veprave tjera penale”, thuhet në reagimin e sindikatës

Një polic është plagosur në Suharekë pasi katër persona të armatosur shtinë me armë në drejtim të tij kur kryen grabitje në një argjendari të mërkurën.

Lajmin e kishte konfirmuar për Albanain Post, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 16:30 kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërritur në vendngjarje, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka shtuar se zyrtari policor ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar nga lokali, duke u futur në një makinë ngjyrë bronzi, duke u larguar nga vendi i ngjarjes dhe kanë shtënë me kallashnikov në disa drejtime.

Nga Policia e Kosovës, akoma s’kanë arritur të arrestojnë ndonjë nga të dyshuarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore