Jetesë & Stil

Simptomat që forcojnë imunitetin ndaj Covid 19


Një studim i ri i Universitetit të Wisconsin-it, ka zbuluar se disa simptoma të virusit Covid 19 lidhen me mundësinë për të pasur imunitet për një kohë më të gjatë.

Studimi analizoi gjakun e 113 pacientëve të infektuar, pesë javë dhe tre muaj pasi e kishin kaluar atë.

Ai tregoi se temperatura e lartë përveçse është shenjë se trupi po lufton me infeksionin, mund të jetë dhe tregues se sistemi imunitar po gjeneron antitrupa.

Ndjesia e mungesës së oreksit e cila pasqyrohet nga efekti i etheve është një shenjë tjetër e përgjigjes inflamatore të organizmit, sipas autorëve të studimit.

Studiuesit zbuluan po ashtu, se diarrhea dhe problemet e stomakut lidhen kryesisht me format e rënda të Covid 19, por këto simptoma ishin të pranishme te pacientët me përgjigje imunitare më të lartë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore