Sport

Silva: Dua të luaj deri në moshën 40 vjeçare me Chelsea-n


Mbrojtësi i Chelsea-t, Thiago Silva, ka lënë të kuptohet se mund të qëndrojë në Stamford Bridge edhe për dy vite të tjera, teksa zbuloi se dëshiron të luaj deri në moshën 40-vjeçare.

Mbrojtësi brazilian, i cili të enjten mbushi 38 vjeç, i skadon kontrata në fund të sezonit.

Por, pasi ka luajtur shtatë ndeshje për Blutë tashmë këtë sezon, ai e bëri të qartë se dëshiron një marrëveshje të re.

“Unë flas shpesh me ish-bashkëlojtarin e Milanit dhe PSG-së Zlatan-in dhe së fundmi më shpesh sepse Chelsea do të luajë kundër AC Milan në Ligën e Kampionëve”, tha Silva për faqen zyrtare të Chelsea-t.

“Qëllimi im është të luaj deri në moshën 40-vjeçare, por nuk e di nëse do të jetë ky nivel apo kjo garë”.

“Kjo varet nga ky sezon dhe ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në Kupën e Botës. Kjo varet gjithashtu nga një zgjatje e kontratës, por po, qëllimi im është të luaj deri në moshën 40 vjeçare”, përfundoi Silva.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore