Teknologji

Si të xhironi video “Slow Motion” në një telefon Samsung Galaxy


Kamerat e telefonave inteligjentë kanë arritur në pikën ku mund të bëjnë video mbresëlënëse “Slow Motion”. Nëse keni një telefon Samsung Galaxy, mund ta bëni këtë. Ju mund të keni edhe mundësinë të bëni video “super slow-motion”.

Telefoni juaj Samsung Galaxy, duhet të ketë mundësinë për të ruaj video “Slow Motion” në aplikacionin e kamerës. Telefonat Galaxy të nivelit të lartë madje kanë një “slow-motion mode” 960 fps.

Së pari, hapni aplikacionin e kamerës në telefonin tuaj Samsung Galaxy.

Klikoni mbi “Më shumë” nga shiriti i poshtëm i veglave.

Ekzistojnë dy mënyra të ndryshme – “Super Slow-Mo” dhe “Slow Motion”. Modaliteti “Super” shkrep me 960fps, ndërsa modaliteti i rregullt “Slow Motion” shkrep me 240fps. Prekni atë që dëshironi të përdorni.

Tani thjesht klikoni mbi butonin e kamerës për të filluar. Klikoni përsëri butonin për të ndaluar.

Klikoni pamjen paraprake për të shkuar te videoja që sapo keni realizuar.

Zgjidhni ikonën e lapsit për të modifikuar videon.

Rregulloni pjesën e lëvizjes së ngadaltë.

Klikoni “Ruaj” në këndin e sipërm djathtas kur të keni mbaruar.

Ju mund të bëni disa video vërtet interesante me “Slow Motion” me një telefon Samsung Galaxy. Nëse ndodh që keni një nga modelet elegante të nivelit të lartë, mund t’i mahnitni vërtet miqtë tuaj me videon e realizuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore