
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
“Kurrë nuk ka pasur numër më të madh të qytetarëve të Kosovës se sa në këto 4 vjet e fundit që nuk e dinë se sa paguajnë për energjinë elektrike”, ishte një nga deklaratat e çuditshme të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, gjatë seancës së jashëtzakonshme e cila ishte thirrur për të diskutuar shtrenjtimin e tarifës së energjisë elektrike të propozuar nga ZRRE.
Këtë e disa deklarata të tjera, Visar Ymeri, analist politik, i cilëson si tendencë për t’iu shmangur debatit politik rreth një teme shumë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës e cila ka të bëj me çmimin e furnizimit me energji elektrike.
Ndërsa Gazmir Rreci, i vlerëson si deklarata të pa menduara mirë.