Jetesë & Stil

Si ta bëjmë më të lehtë dërgimin e fëmijëve në kopsht?


Kur fëmijët janë gati për të shkuar në kopsht, prindërit fillojnë të frikësohen se si do të reagoj fëmija, dhe shumë herë ndodhë që prindërit të kalojnë në një ankth ndarjeje.

Por nuk duhet të shqetësoheni. Fëmijët shpesh përshtaten më shpejt sesa ju mund ta mendoni. Ndjekja e një kopshti ditor ku fëmija mund të bashkëveprojë me fëmijë të tjerë, njerëz të tjerë dhe përvoja të reja është një gjë e mirë.

Kujdesi i mirë ditor është shumë pozitiv për rritjen e pavarësisë, mësimit dhe socializimit të fëmijës tuaj. Por, për ta bërë këtë hap, këtu janë disa këshilla për të zbutur kalimin në kujdesin ditor për prindin dhe fëmijën.

Krijoni një ritual lamtumire.

Merita Sejdiu, mësuese e një klase 2-vjeçare në kopshtin e fëmijëve, rekomandon që familjet të krijojnë një ritual të qëndrueshëm të lamtumirës për të krijuar një braktisje pa bujë.

Kjo mund të nënkuptojë, puthje në të dy faqet ose duke thënë: “Të dua” ose çfarëdo që të duket e natyrshme për prindin dhe fëmijën. Sigurohuni që të bëni këtë gjë rutinë, kështu që fëmija juaj të dijë çfarë të presë.

“Kjo rutinë ndihmon në vendosjen e një kufiri edhe për veten tuaj, kështu nuk do të tundoheni të qëndroni derë, duke e bërë më të vështirë lamtumirën për të dy”, shprehet ajo.

Flisni me fëmijët.

Fëmijët përfitojnë kur prindërit flasin me ta. Për shembull, ju mund të thoni: “Duke filluar nga nesër, ne do të dërgojmë në kopsht, aty do të ketë fëmijë të tjerë, do të luani të argëtoheni dhe pastaj, unë do të vij të marr “.

“Foshnja po merr ritmin dhe tonin emocional, kjo u jep atyre një ndjenjë sigurie, se gjithçka do të jetë në rregull”, thotë Sejdiu.

Provoni një fillim gradual.

Nëse është e mundur, lëreni fëmijën tuaj në kopsht duke e filluar me një orar me kohë të pjesshme.

“Kalimi gradual në kujdesin ditor është ideali, është mirë të filloni me nga një orë në ditë, më pas një gjysmë dite, kështu që fëmija ose foshnja të mos zhyten menjëherë në një ndërrim drastik të jetës së tyre”, shprehet Sejdiu.

Këshilla për prindërit

Çdo prind që punon me siguri ka lexuar diku një histori horror të kujdesit ditor të kopshtit, duke shkaktuar frikë për dërgimin e fëmijëve në krahët e të huajve, gjë që është shumë e vështirë për t’u përballuar.

Por para se të dërgoni fëmijën në kopsht, duhet të siguroheni që stafi është i trajnuar. Nëse keni bërë kujdesin e duhur duke zgjedhur vendin e duhur, përfshirë vëzhgimin e stafit në veprim, atëherë ju mund t’i thoni vetes se pjesa tjetër është ankthi normal i prindërve dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Bëni kontrolle të rregullta.

Lënia e dikujt që të kujdeset për foshnjën tuaj mund të bëjë që shumë prindër të ndiejnë humbjen e kontrollit. Ju mund të shqetësoheni se sa ata janë duke fjetur ose të pyesni se kush është shoku i tyre i preferuar në çerdhe. Çelësi i kësaj është komunikimi gjatë marrjes dhe largimit të fëmijës nga kopshti, ju mund të bëni disa nga këto biseda me mësuesen.

Mos kini frikë të konsultoheni me edukatoret për këshilla se si ta lehtësoni këtë tranzicion.

Prisni disa lot.

Mund të duhen diku një ditë deri në katër javë, në varësi të temperamentit të tyre, që një fëmijë të përshtatet me kujdesin ditor. Deri atëherë, mund të shihni disa lot gjatë marrjes.

Fëmija e ka kursyer ato lot tërë ditën. Të gjithë duhet të dekompresohen pasi përballen me një situatë të re shoqërore dhe fëmija juaj nuk mund ta bëjë atë në asnjë mënyrë tjetër përveç të qarit. Kjo nuk duhet të bëjë që ju të vini në dyshim vendimin tuaj, për ta dërguar atë në kopsht.

Këto lot janë gjithashtu një moment i rëndësishëm për fëmijët në rritje pasi ata mësojnë të përshtaten me situata të ndryshme shoqërore ku mund të ketë rregulla më shumë se në shtëpi. Kjo me të vërtetë i ndihmon ata me fleksibilitetin dhe përshtatjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore