Lajme

Si po i ndihmon AI prefekturat në Japoni për të luftuar kolapsin demografik?


Ishte viti 2005.

Në episodin e shtatë të sezonit të parë të How I Met Your Mother, protagonisti Ted Mosby, i manipuluar nga miku i tij Barney Stinson, shkon në një agjenci beqarësh, Love Solution.

Objektivi?

Të gjente shpirtin binjak, i cili, siguroi agjencia, do t’i përgjigjej një rezultati të përputhshmërisë prej 100%, përmes algoritmeve të software-it.

Natyrisht, aplikimi dështoi dhe Ted gjeti një partnere që herët a vonë do ta linte atë në altar.

Por çfarë lidhje ka kjo me Inteligjencën Artificiale? Episodi në fjalë ka parashikuar atë që po ndodh aktualisht në Japoni.

Në të paktën 31 nga 47 prefekturat në të gjithë vendin, po përdoret Big Data dhe Inteligjenca Artificiale për të vendosur blind date-e.

Synimi është të kundërshtohet kolapsi i vazhdueshëm demografik , i cili ka nisur prej të paktën tetë vitesh.

Të dhënat nga Instituti Kombëtar për Kërkime mbi Popullsinë dhe Sigurimet Shoqërore janë të pamëshirshme.

Në më pak se 50 vjet, popullsia japoneze mund të reduktohet me 30%, për të mos përmendur që katër nga 10 qytetarë do të jenë mbi 65 vjeç.

Këto vite janë vendimtare sepse nga viti në vit numri i të rinjve, por edhe i të sapolindurve, zvogëlohet me shpejtësi.

Është koha për të vepruar dhe për të ndryshuar trendin, sipas kryeministrit Fumio Kishida.

Ndryshe nga agjencia private e parë në serialet televizive, autoritetet japoneze janë përgjegjëse për organizimin e takimeve, duke u përpjekur të shtyjnë bashkimet e reja mes njerëzve për të kapërcyer rënien e lindjeve.

Episodi i How I Met Your Mother është pikërisht përputhshmëria mbi të cilën bazohet logjika e zyrtarëve të prefekturës.

Në mënyrë që partnerët e mundshëm të njihen me njëri-tjetrin, ata duhet të regjistrohen në një qendër ndihmëse për martesën dhe në historinë e shfletimit të internetit të personit që kërkon një partner.

Teksa në Bashkimin Evropian ka debate, padi, sanksione dhe studime të pafundme për të ruajtur privatësinë, në Japoni të dhënat e nxisin Inteligjencën Artificiale për të rritur lindjet dhe martesat.

Por edhe për të identifikuar, nëpërmjet informacionit më privat, një përputhshmëri më të madhe të mundshme midis dy individëve.

Sistemi ka qenë në modë që nga viti 2018 dhe ka thuajse 140 çifte të martuara.

Rritja e popullsisë është në fakt një problem në vendet e tjera aziatike, si Koreja e Jugut dhe vetë Kina.

Por nëse të dhënat përdoren për të rritur numrin demografik, janë shumë më keq.

Për fat të mirë, në Japoni, vetëm takimi i parë trajtohet nga zyrtarët komunalë dhe Inteligjenca Artificiale.

Pjesa tjetër është private. Për momentin.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore