Jetesë & Stil

Si ka ndikuar COVID-19 në edukimin dhe kujdesin e fëmijërisë së hershme?


Kopsht i femijeve

Pandemia globale e njohur si COVID-19, ka prekur çdo fushë të jetës, ndoshta me ndikimin më dramatik në arsim.

Drejtori Global për Arsimin, Jaime Saavedra e ka quajtur atë “goditjen më të madhe të njëkohshme për të gjitha sistemet arsimore në jetën tonë”.

Edhe pse shpesh diskutohet se si pandemia, ka ndryshuar shkollat ​​fillore dhe të mesme, tema e COVID-19 dhe edukimi në fëmijërinë e hershme shpesh anashkalohet.

Sipas statistikave globale, programet e kujdesit ndaj fëmijëve qëndrojnë ndër industritë më të goditura dhe më pak të mbështetura, pavarësisht nga fakti se ato ofrojnë nevoja thelbësore për fëmijët, familjet dhe shoqërinë.

Efekti i COVID-19 në edukimin e fëmijërisë së hershme

COVID-19 ka ndikuar thellësisht edukimin e fëmijërisë së hershme dhe edukatorët që punojnë me fëmijët gjatë kësaj periudhe kritike të zhvillimit.

Megjithëse ofruesit e kujdesit për fëmijët kanë luajtur një rol kyç në mbështetjen e industrive të tjera thelbësore gjatë krizës, shumica kanë luftuar dhe shumë janë mbyllur.

Femijet duke kaluar kohen ne pajisjet e teknologjise
Rëndësia për fëmijët

Merita Sejdiu, profesioniste e Edukimit Inkluziv, dhe mësuese në një kopsht të fëmijëve në Prishtinë, thotë për Albanian Post se fëmijët nga mosha 0-5 vjeç, përjetojnë një periudhë kritike të zhvillimit të trurit.

“Gjatë kësaj kohe, truri zhvillohet më shumë se në çdo moshë tjetër. Cilësia e përvojave dhe edukimit të hershëm të fëmijës formëson aftësinë e fëmijës për të mësuar dhe për të pasur sukses gjatë gjithë jetës”.

Sipas saj marrëdhëniet e kujdesshme dhe të përgjegjshme janë thelbësore për zhvillimin e hershëm të trurit të një fëmije.

“Ndërsa këto marrëdhënie fillojnë në shtëpi, ato shtrihen në ndërveprimet e fëmijës me ata që ofrojnë kujdes kur mami dhe babi janë larg”, është shprehur Sejdiu.

“Fëmijët e vegjël gjithashtu kanë nevojë për shumë mundësi për të luajtur dhe eksploruar në mjedise të sigurta dhe të qëndrueshme. Atyre u duhet folur, lexuar, luajtur dhe ekspozuar ndaj librave, këngëve dhe përvojave të ndryshme shqisore”, ka thënë ajo.

Femijet ne kopsht ditor
Rëndësia për familjet dhe shoqërinë

Përveç kësaj, punonjësit e kujdesit për fëmijët bëjnë të mundur që familjet të shkojnë në punë dhe të fitojnë të ardhura. Pa kujdesin ndaj fëmijëve, të rriturit me fëmijë nuk mund të mbajnë një punësim të qëndrueshëm.

Pa një fuqi punëtore të besueshme, ekonomia nuk mund të kthehet në normalitet dhe sigurisht nuk mund të lulëzojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore