Si e konfirmoi deputeti i Vetëvendosjes se Nagip Krasniqi mban pozitën në KEK kundërligjshëm

SHFLETO

Nagip Krasniqi dhe Albin Kurti

 

Altina Marmullaku
20.04.2023 10:09
Loading Icons...

Në tentativë për ta mbrojtur të Nagip Krasniqin, të arrestuarin nga Prokuroria Speciale për “Keqpërdorimi të pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrim të ndikimit” dhe “Konflikt të interesit”, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka treguar publikisht se Krasniqi është emëruar kryeshef i Korporatës Energjetike të Kosovës në formë jo të ligjshme.

Çfarë tha Rrustemi?

Pas arrestimit të Krasniqit nga policia e Kosovës, një numër deputetësh nga Vetëvendosja, akuzuan kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn, se arrestimin e ka bërë me qëllime malicioze, duke provuar kështu hakmarrje, meqë presidentja, Vjosa Osmani, nuk po e emëron kryeprokuror të shtetit.

Mes tyre ishte edhe deputeti Rrustemi.

“Asnjë aktakuzë e arrestim për një muaj me 16 barrikada në veri, asnjë aktakuzë për qindra dosje të dorëzuara, e mos të flasim që deri para dy viteve ishin aty ku janë si prokurorë për të mbrojtur korrupsionin përmes aktakuzave qëllimisht të dobëta, por ju hodh sipër kryeshefit të KEK-ut nga LVV”.

“…ju hodh sipër kryeshefit të KEK-ut nga LVV”.

Shkrimi ne Facebook i deputetit Rrustemi.

Meqë Ndërmarrjet Publike, siç është KEK-u, nuk janë ndërmarrje partiake, por prona të shtetit të Kosovës, ligji është përkujdesur që të krijojë siguresa që udhëheqës zgjidhen persona që nuk kanë lidhje me parti politike.

Prandaj, është e ndaluar me ligj që pozitën ta mbajë dikush që është anëtar apo i caktuar nga ndonjë parti politike.

Madje, saktësohet që i zgjedhuri jo vetëm në momentin kur emërohet, por edhe tri vjet më herët nuk duhet të ketë pasur ndonjë pozitë partiake në ndonjë nga partitë politike.

KPK-ja i kërkon Osmanit ta dekretojë Blerim Isufajn Kryeprokuror

Sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike, Neni 17 te “Kushtet e Kualifikimit dhe Përshtatshmërisë Profesionale”, thuhet se një person është i pakualifikuar nëse “është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike”.

Krasniqi ishte drejtues i Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje brenda kësaj kohe kur nuk e lejon ligji, por ai megjithatë ishte zgjedhur.

Por, deputeti Rruestemi tregoi publikisht se në fakt Krasniqi asnjëherë nuk është larguar nga Vetëvendosje.

Për më tepër, edhe si kryeshef i KEK-ut qëndron pikërisht si “kryeshef i KEK-ut nga LVV”.

Për ta konfirmuar Rrustemin, reaguan edhe disa deputetë të tjerë nga pushtetit duke i dalur në mbrojtje Krasniqit.

Halil Thaçi, Arban Abrashi, Arbër Rexhaj, janë disa nga deputetët që njëjtë si Rrustemi e vunë në dyshim motivin prapa arrestimit të Krasniqit.

Pushteti i del në mbrojtje të arrestuarit për korrupsion, sulmon kryeprokurorin Isufaj