
Refuzohet propozimi për të detyruar kompanitë e mëdha të teknologjisë të ndihmojnë financimin e rrjetit 5G në BE. Ministrat e telekomunikacionit në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian kanë refuzuar shtytjen e operatorëve kryesorë evropian për detyrimin e kompanive të mëdha të teknologjisë si Google për të ndihmuar në financimin e përhapjes së rrjetit 5G dhe brezit të gjerë në rajon, raportojnë burime të njohura me këtë çështje.
Në takimin e zhvilluar të enjten Thierry Breton, shefi i industrisë së BE-së, në Luksemburg, dhe ministrat e telekomunikacionit nga 18 vende hodhën poshtë tarifën e propozuar të taksës së rrjetit për firmat teknologjike, ose kërkuan një studim mbi nevojën dhe ndikimin e një masë të tillë, shtuan burimet e Reuters.
Kjo i bëri jehonë komenteve të bëra muajin e kaluar nga BEREC, grupi i rregullatorëve të telekomunikacionit të BE-së. Deutsche Telekom, Orange, Telefonica dhe Telecom Italia duan që firmat e “Big Tech” të mbështesin një pjesë të kostove të rrjetit me arsyetimin se të dhënat dhe përmbajtja e tyre përbëjnë një pjesë të madhe të trafikut të rrjetit.
Megjithatë, Google, Apple, Facebook, Netflix, Amazon dhe Microsoft kanë hedhur poshtë idenë e një takse, duke thënë se ata investojnë vetëm në ekosistemin digjital.
Ministrat evropianë të telekomunikacionit kanë vënë në dukje mungesën e një analize mbi efektet e një tarife të rrjetit, mungesën e një investimi, dhe rrezikun që “Big Tech” t’i transferojë kostot shtesë konsumatorëve, deklaruan burimet më tej.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e trupave serbe pranë kufirit: Të gatshëm t’ia sigurojmë burimet KFOR-it
-
Leja për betimin e Belerit përfundon në Gjykatën e Durrësit
-
The Times: Trupat britanike në gatishmëri për të ulur tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë
-
Shtetet e Bashkuara i treguan “kufijtë” Serbisë, përmes të gjitha rrugëve diplomatike