Shqipëria

Shuhet zjarri në fshatin Palokastër, Gjirokastër


Mëngjesin e 3 gushtit, autoritetet kanë bërë me dije se janë arritur të shuhen vatrat e zjarri në fshatin Palokastër, Gjirokastër.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 5 hektarë kullotë. Zjarri nisi gjatë ditës së hënë. Po ashtu edhe në Lunxheri janë shuar vatrat e zjarrit që ishin ndezur.

Nga ana tjetër përgjatë 14 orëve është shkaktuar një bilanc i rënduar i djegieve të kullotave në fshatrat Qesarat, Dhoksat dhe Valare.

Ndërkohë në funksion për shuarjen e zjarreve kanë ardhur në ndihmë 30 forca zjarrfikës. Përveç tyre janë angashur forca ushtrie dhe punonjës të bashkive.

Shqipëria gjatë javëve të fundit ka parë djegie të shumta të pyjeve. Një vatër zjarri problematike mbetet zona e gadishullit të Karaburunit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore