Film

Shuhet në moshën 85-vjeçare aktorja shqiptare Mimika Luca


Aktorja shqiptare Mimika Luca ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare për shkak të ishemisë cerebrale.

Ajo u lind më datë 24 dhjetor të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës.

Gjatë fëmijërisë së saj ka kaluar shumë vështirësi ku do të përfundonte në strehën vorfnore.

Megjithatë ajo arriti të ndiqte pasionin e saj për artin dhe sidomos për baletin.

Ajo ka interpretuar si balerinë së skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit nga viti 1951 deri në vitin 1962.

Mimika spikati si për talentin ashtu dhe për aftësitë e saj fizike.

Pas njohjes me bashkëshortin e saj Ndrek Luca, një aktor i jashtëzakonshëm edhe ky për interpretimin e karaktereve dhe figurave artistike, Mimika iu përkushtua me dashuri artit dramatik dhe ku pati sukses në interpretimet e saj.

Ajo u pranua si aktore e Teatrit Kombëtar asokohe Teatri Popullor në vitin 1962.

Gjatë karrierës së saj 15-vjeçare si aktore Mimika Luca ka interpretuar në rreth 30 role ku ndër to do të veçonim Luçia te “Borgjezi fisnik”, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama “Cuca e maleve”, Nica te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja te “Kur hidheshin themelet”, Sonja te “Xhaxha Vanja”.

Ndër interpretimet e saj më të mira përmendim dramën “Drita”, e shkruar nga vetë aktorja.

Mimika Luca interpretoi gjithashtu edhe në shumë filma artistik si “Treni niset në shtatë pa pesë” “Përrallë nga e kaluara” “Taulanti kërkon një motër” e shumë të tjerë.

Në vitin 1977 ajo emërohet edhe pedagoge në “Institutin e Lartë të Arteve”, dega e Dramës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore