Pajisje

Shtyhet publikimi i Apple Watch Ultra 2


Apple është duke zhvilluar gjeneratën e dytë të Apple Watch Ultra, i prezantuar në shtator të vitit 2022.

Njoftimet sugjeruan se ky model mund të dilte në treg në fund të vitit 2024 ose në fillim të vitit 2025, duke përdorur një ekran microLED.

Megjithatë, një raport i ri sugjeron tani se publikimi i modelit të ardhshëm të Apple Watch Ultra është shtyrë për vitin 2026.

Apple ka planifikuar të përdorë teknologjinë microLED në të gjitha pajisjet e tyre, përfshirë iPhone, iPad dhe Mac.

Apple Watch Ultra review: A big smartwatch with some little quirks | Engadget

Raporti tani thotë se gjenerata e dytë e Apple Watch Ultra do të jetë e para që do të ketë veçorinë microLED.

Duke cituar një raport të TrendForce, The Elec njoftoi në një raport se gjenerata e dytë e Apple Watch Ultra, e njohur gjithashtu si Apple Watch Ultra 2, do të dalë më vonë se sa ishte parashikuar më herët.

Sipas këtij raporti, pritet që kjo pajisje inteligjente të dal në treg në vitin 2026.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore