Sport

Shtyhet ndeshja mes Arsenal dhe PSV


Ndeshja e Arsenal-it në grupe në Europa League kundër PSV Eindhoven të enjten në Emirates është shtyrë.

UEFA konfirmoi se ndeshjet do të riorganizohen sepse ka kufizime në numrin e policisë në Londër gjatë zisë kombëtare të Mbretëreshës Elizabeth II.

Nuk dihet ende se kur do të luhet ndeshja.

Në deklaratën e UEFA-s thuhej: “UEFA njoftoi sot se ndeshja e UEFA Europa League ndërmjet Arsenal FC dhe PSV Eindhoven, fillimisht që do të luhej të enjten më 15 shtator, është shtyrë me një datë të re që do të komunikohet në vazhdim”.

“Kjo është për shkak të kufizimeve të rënda në burimet e policisë dhe çështjet organizative që lidhen me ngjarjet e vazhdueshme që rrethojnë zinë kombëtare për Madhërinë e Saj Mbretëresha Elizabeth II”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore