Art&dizajn

Shtegtimet e Valbona Zherkës: Një udhetim në kohë dhe hapësirë


Ekspozita “Shtegtim” e artistes Valbona Zherkës u hap më 28 shkurt të këtij viti në Galerinë e Ministrisë së Kulturës (GMK) në Prishtinë. Kuruar nga Vesa Sahatçiu, ekspozita përfshin një koleksion të veprave të Zherkës, duke përfshirë tapiceri dhe piktura të krijuara gjatë viteve.

“ATO” është titulli i  tapicerisës, nëpërmjet te cilës artistja shpalos një vizion unik të botës së saj.

Përdorimi i ngjyrave, formave dhe teknikave nga Valbona nuk është vetëm një eksperiment artistik, por një shprehje e thellë e mendimeve dhe ndjenjave të saj të përtejta.

Ekspozita jo vetëm që përcjell talentin dhe pasionin e artistes, por gjithashtu bëhet një pjesë e ngjarjeve të rëndësishme shtetërore, në shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Shtegtime-t e Valbona Zherkës do t’i mirëpresin artdashësit, në një rrugëtim në kohë dhe hapësirë, deri më 30 mars.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore