Sport

Shtatë raste pozitive me COVID-19 te Real Madrid-i


COVID-19 e ka goditur edhe Real Madrid-in.

Në skuadrën madrilene, gjatë ditës së djeshme, pozitiv me COVID-19 rezultat Luka Modric dhe Marcelo.

Gjatë mëngjesit të sotëm, u raportua që në klub janë edhe pesë raste tjera pozitive.

Stërvitja që ishte planifikuar për orën 11:00, u shty në 16:30 deri në rikthimin e rezultateve të testeve COVID-19.

Pak më parë, klubi bëri zyrtarë emrat e futbollistëve të cilët do t’i mungojnë klubit për dy ndeshjet e fundit të vitit.

Marco Asensio, Rodrygo Goes, Gareth Bale, Andriy Lunin janë futbollistët që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Davide Ancelotti, i biri i Carlo-s dhe zëvendës trajneri i tij, është pjesëtari i stafit që rezultoi pozitiv me COVID-19.

Real Madrid-i luan të dielën përballë Cadiz, kurse vitin e mbyll gjatë së mërkurës tjetër përballë Athletic Bilbao-s.

Emrat e lartëpërmendur, nuk do të jenë në dispozicion të Carlo Ancelotti-t për ndeshjet e radhës.

Me mungesën e tre sulmuesve, pritet që në 11-shen e Real Madrid-it të kthehet Eden Hazard, që ka shumë kohë që nuk e sheh fushën e blertë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore