Sport

Shtatë gjërat që duhet t’i dini për Marco Rose-n, teknikun e ri të Dortmund-it


Para pak ditësh Borussia e Dortmund-it njoftoi se duke filluar nga sezoni i ardhshëm në stolin e verdhezinjëve do të ulet, Marco Rose. Rose është trajneri aktual i Borussia Monchengladbach-ut. Por, çfarë duhet të dimë për Rose-n?

Vjen nga një familje futbolli

I lindur në Leipzig, Rose është nipi i një ish-lojtari të Kombëtares së Gjermanisë, Walter Rose-s. Ai e filloi futbollin në moshën 11-vjeçare, ku luajti në klubet e qytetit të tij. Pozicioni në fushë, ishte i njëjtë me atë të gjyshit të tij, mbrojtës.

Karrierën e futbollit të luajtur e përfundoi 33-vjeç

Në vitin 2010, Rose vari këpucët në gozhdë, pas 15 vitesh në fushat gjermane. Nga 1995 deri në 2009, luajti për tre klube, VfB Leipzig-un, Hanover 96-en dhe Mainz-in, ku për gjashtë vite kishte trajner Jurgen Klopp-in.

Debutimi si trajner

Fillimisht ishte asistent trajner te ekipi i dyte i Mainz-it dhe si trajner kryesor ka debuturar ne vendlindje, me ekipin e Lokomotiv Leipzig-ut.

Fitues i Ligës së të Rinjëve

Në vitin 2013, ai u bashkua me RB Salzburg-un, ku mori postin e teknikut të akademisë U16 dhe U18. Me të rinjtë e skuadrës austriake arriti të fitojë, një here Ligën e U19, dy herë Ligën e U18, një herë Ligën U16 dhe Kupën UEFA U19.

Dy vjet në Salzburg

Nga suksesi me të rinjtë, Rose shkon në ekipin e parë. Në dy sezone me Salzburg-un fiton dy herë kampionatin, një Kupë të Austrisë dhe në vitin 2018 arriti deri në gjysmë finalen e Europa Ligës.

Lojë sulmuese

Rose mbështetet kryesisht në modulin 4-2-3-1. Bazohet në një sistem loje shumë dinamik.  Kërkon që ekipi të kontrolloj lojën në mbajtjen e topit dhe të luaj vertikalisht përpara se të hidhen në kundërsulm. Në fazën mbrojtëse mbështetet në presionin e lartë dhe intensiv, duke kaluar në 4-3-2-1 ose 4-4-2.

Tejkalimi i objektivave

Kur mbërriti te Borussia M’gladbach-u në 2019, ekipi përfundoi në vendin e pestë dhe qëllimi ishte që Rose ta mbante të njëjtin pozicion edhe sezonin vijues. Por, në fund Rose doli në vend të katërt, duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, pas gati katër vitesh munges. Madje, kaloi edhe grupët e Ligës së Kampionëve, duke u kualifikuar në 1/16.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore