Jetesë & Stil

Shtatë arsyet pse “Detyrat e Shtëpisë” duhet të mos egzistojnë më


Detyrat e shtëpisë marrin një pjesë të madhe të jetës së fëmijëve dhe shekulli 21 ka qenë një epokë e rëndë në këtë sferë.

Fëmijët kalojnë ditë e net në raportet e librave, problemet e matematikës, esetë e letërsisë dhe detyrat shkencore. Prandaj, detyrat e shtëpisë janë një pjesë e pashmangshme e përvojës arsimore.

Pas dekadave të debatit, njerëzit ende grinden për domosdoshmërinë e detyrave të shtëpisë.

Për disa njerëz, ajo shihet si “shkatërrim i fëmijëve” apo edhe “vrasje e prindërve”.

Albanian Post transmeton 7 arsyet e autores kineze Vera Haung-ut, sipas të cilës “detyrat e shtëpisë” duhet të zhduken.

 

1. Nxënësve u jepen shumë detyra shtëpie

Detyrat e shtëpisë janë një pjesë e rëndësishme për të qenë të suksesshëm si brenda ashtu edhe jashtë klasës, por shumë prej tyre në të vërtetë mund të pengojnë suksesin.

Nxënësit që kalojnë shumë kohë në detyrat e shtëpisë nuk janë gjithmonë në gjendje të plotësojnë nevoja të tjera, si të qenit aktiv fizikisht dhe shoqërisht.

Shoqata Kombëtare e Arsimit dhe Shoqata Kombëtare e Prindërve-Mësuesve kanë rënë dakord për një “rregull 10-minutësh” që është sasia standarde e kohës që studentët duhet të kalojnë në detyrat e shtëpisë.

Sidoqoftë, një studim nga Universiteti i Phoenix tregoi se nxënësve që fillojnë nga klasa 9 deri në klasën 12 u caktohet detyra prej 210 minutave në natë. Ata kanë të bëjnë me sasi gjithnjë e më të madhe të detyrave të shtëpisë.

Nëse ka më pak detyra shtëpie ose nuk ka fare detyra, nxënësit do të jenë më të gatshëm të përfundojnë detyrat e tyre të dhëna dhe të kenë një ndjenjë më të madhe të arritjes.

 

2. Shkolla është njejtë si një punë me orar të plotë

Në Tajvan të Kinës, për shumicën e fëmijëve shkolla fillon në orën 8 të mëngjesit ose edhe para kësaj, dhe përfundon rreth orës pesë pasdite ose më vonë.

Kjo është një lloj “pune” nëntë orëshe që fëmijët po e derdhin në arsimimin e tyre çdo ditë.

Madje, sikur të llogarisni edhe aktivitetet jashtëshkollore që shumë fëmijë merren me to, të tilla si mësimi i instrumenteve muzikore dhe lojëra sportive, i bie që nxënësit mund të kalojnë më shumë se dhjetë orë në ditë në proces mësimor.

 

3. Detyrat e shtëpisë i stresojnë nxënësit

Bazuar në një sondazh të kryer nga Universiteti Stanford, 56% e studentëve i konsiderojnë detyrat e shtëpisë një burim kryesor të stresit, ndërsa më pak se 1% e studentëve thanë të kundërtën.

Gjithashtu, më shumë se 80% e studentëve shfaqin simptoma të stresit, të tilla si dhimbje koke, rraskapitje, privim i gjumit, humbje peshe dhe probleme me stomakun.

Të gjitha këto strese dhe shqetësime të shëndetit ndodh të jenë si pasojë e detyrave të shtëpisë.

Padyshim, që detyrat dhe stresi nuk kanë një bilanc, sepse stresi është shumë herë më i madh në propocion me detyrat e shtëpisë.

Pa detyra shtëpie, nxënësit nuk kanë nevojë të hargjojnë tërë kohën duke u “djegur” së bëri detyra para tryezës së tyre dhe duke u shqetësuar nëse ata i dorëzojnë ose jo të gjitha detyrat e tyre, nesër.

Prandaj, mungesa e detyrave të shtëpisë është një parajsë absolute për nxënësit.

 

4. Detyrat e shtëpisë nuk japin asnjë përfitim real

Mësuesit besojnë se sa më shumë detyra shtëpie të japin, aq më shpejt nxënës do të përmirësohen dhe do të kujtojnë ato që kanë mësuar.

Sidoqoftë, nuk është kështu.

Zakonisht, sa më shumë që marrin detyrat e shtëpisë, aq më pak duan të merren me mësim. Kjo i bën detyrat e shtëpisë një “djall” që i shtyn studentët të stresohen, e jo një mjet për t’i inkurajuar ata të mësojnë më shumë.

Kalimi shumë i gjatë i detyrave të shtëpisë lidhet me uljen e performancës akademike. Megjithëse detyrat e shtëpisë mund të jenë një faktor i madh në marrjen e notave më të larta.

 

5. Shumë detyra shtëpie do të thotë  kohë jo e mjaftueshme për veten tuaj

Të kaloni shumë kohë në detyrat e shtëpisë do të thotë që nxënësit nuk po plotësojnë nevojat e tyre të zhvillimit dhe aftësitë e tjera kritike të jetës.

Nxënësit me shumë detyra shtëpie kanë më shumë gjasa të shmangin pjesëmarrjen në aktivitete jashtë shkollës, si në sporte, instrumente muzikore e shumë të tjera.

Plus, nëse studentët e kalojnë tërë kohën e tyre duke bërë detyrat e shtëpisë pa ndërprerje, ata mund të mos jenë në gjendje të mësojnë aftësi thelbësore për të ardhmen e tyre, si të qenit i pavarur, të mësuarit se si të gatuajnë, menaxhimin e kohës apo edhe shoqërimin me të tjerët.

Shumë studentë ndihen më të detyruar të zgjedhin detyrat e shtëpisë sesa të zbulojnë dhe zhvillojnë talente ose aftësi të tjera.

Por, nëse ata nuk do të kishin detyra shtëpie, ata do të mund të fokusoheshin për të kaluar më shumë kohë në aktivitetet që ju pëlqejnë.

 

6. Nuk ka kohë as për familje

Çështjet kryesore për prindërit këto ditë është se ata nuk kalojnë aq shumë kohë me fëmijët e tyre.

Në momentin që fëmijët e tyre shkojnë në shtëpi, fëmijët fillojnë të punojnë në detyrat e shtëpisë dhe projektet e tyre dhe mezi kanë kohë të flasin me familjen e tyre thjesht sepse ata janë shumë të lodhur.

Koha familjare, mbrëmjet e përbashkëta, daljet në fundjavë dhe darkat u mungojnë atyre që vazhdimisht kalojnë kohë në detyrat e shtëpisë.

Nga ana tjetër, pa detyrat e shtëpisë, do të kishte më shumë kohë lidhjesh familjare.

 

7. Cikli normal i gjumit

Kur nxënësit janë të lidhur me shumë detyra shtëpie dhe projekte, ata priren të kenë modele të parregullta të gjumit të cilat dëmtojnë cilësinë e gjumit të tyre.

Për shembull, ata qëndrojnë zgjuar deri në dy të mëngjesit, vetëm për të përfunduar një raport. Pastaj, sapo të kthehen në shtëpi ditën tjetër, ata janë të gatshëm për gjumë dhe pastaj zgjohen natën vonë për të bërë përsëri detyrat e shtëpisë. Këto cikle ndodhin vazhdimisht në jetën e përditshme të nxënësve.

Sipas një studimi kinez të kryer në 2010 që zbuloi një lidhje midis detyrave të tepërta të shtëpisë dhe prishjes së gjumit, fëmijët që kishin më pak detyra shtëpie kishin rutina më të mira dhe orare më të qëndrueshme të gjumit.

Prandaj, pa fajtorët kryesorë për rutinat e çuditshme të gjumit të studentëve, fëmijët mund të kenë një gjumë më të rregullt dhe një rutinë më të gjatë.

Mbështetësit e detyrave të shtëpisë në të vërtetë po i largojnë fëmijët nga të mësuarit, duke i bërë ata më pak të suksesshëm brenda dhe jashtë shkollës dhe duke shkatërruar fëmijërinë e tyre, duke ndërhyrë në fundjavë, pushime, kohën familjare, kohën e gjumit të fëmijëve, kohën e lojës dhe kohën e rezervuar për shoqëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore