Lajme

ShSKUK nis hetimin për kryerjen e operacionit pa anestezion dhe mos operimin e pacientit – kërkon raport me shkrim


Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka bërë të ditur se janë duke trajtuar rastet e fundit lidhur me kryerjen e operacionit në Klinikën e Urologjisë, pa anestezion e po ashtu mos operimin e pacientit tjetër dhe dyshimin se i njëjti operimin e ka kryer në klinikë private.

ShSKUK-ja përmes një komunikate për media ka thënë se janë duke pritur raportet me shkrim nga klinikat përkatëse.

“Menaxhmenti i ShSKUK-së, ka kërkuar raport me shkrim nga dy klinikat përkatëse dhe jemi në pritjet të këtyre raporteve, për të proceduar tutje me rastet”.

Ndërsa, kanë kërkuar nga pacientët që t’i drejtohen me shkrim komisionit të ankesave.

“Po ashtu, ShSKUK fton të gjithë qytetarët që ka ankesa, apo vështirësi gjatë trajtimit shëndetësorë, në institucionet e ShSKUK-së, t’i drejtohen me shkrim Komision të Ankesave të pacientëve në ShSKUK, i cili do të shqyrtojë çdo ankesë dhe shqetësim të qytetarëve”, thuhet në reagimin e ShSKUK-së.

Qytetarët vazhdimisht kanë pasur ankesa edhe për shërbimin në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Më 28 qeshor, Albanian Post kishte raportuar se QKUK-ja po detyron pacientët edhe të paguajnë për fasha.

Nga ministria e Shëndetësisë, kishin thënë se përgjegjëse është ShSKUK-ja, ndërsa nga ShSKUK-ja kishin fajësuar Shërbimin Farmaceutik në QKUK.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore