Përballje

Shqiptarët e Empoli-t eliminojnë Veronën nga Kupa e Italisë (VIDEO)


Empoli e ka eliminuar nga Kupa e Italisë skuadrën e Veronës, duke e mposhtur në një ndeshje spektakolare, me rezultat 3:4.

Në këtë ndeshje shfaqi lojë shumë të mirë, mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, i cili realizoi golin e katërt për ekipin e tij në këtë sfidë.

Përveç Bajramit, në këtë takim ishin në formacionin startues për Empoli-n edhe mesfushori tjetër shqiptar, Kristjan Asllani, si dhe portieri i Kosovës, Samir Ujkani, ndërsa Ardian Ismajli nuk u inkuadrua në lojë.

Edhe Asllani tregoi një lojë shumë të mirë në këtë ndeshje, ndaj të cilit u shkaktua një penallti në pjesën e dytë, të cilën e shndërroi në gol Leonardo Mancuso.

Mancuso realizoi edhe një gol tjetër në këtë sfidë, ndërsa të parin e shënoi Andrea La Mantia, kurse golin e parë për Veronën e realizoi Matteo Cancellieri në minutën e 18-të të ndeshjes.

Derisa mysafirët kishin një fitore të sigurt në duar, pas epërsisë prej tre golave, gjërat u vështirësuan në pesë minutat e fundit të ndeshjes, ku Verona shënoi dy gola përmes Ivan Ilic dhe Antonino Ragusa.

Me këtë fitore, Empoli kalon në fazën e 1/8-ve të finales së Kupës së Italisë, ku në këtë xhiro do të ketë përballë, skuadrën e Inter-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore