Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka falënderuar Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pasi kjo e fundit e njohur reformën transformuese në drejtësi, si edhe luftën që Shqipëria ka bërë vitet e fundit ndaj korrupsionit dhe progresin në demokraci dhe të drejtat e njeriut.
“Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura”, shkruan Hasani përmes një reagimi në X, ish-Twitter.
Thank you @PACE_News and rapporteur Ionuț-Marian Stroe for recognizing Albania's transformative justice reforms, our fight against corruption, and Albania’s progress in the human rights and democracy.
Albania's commitment to the Council of Europe's standards has been unwavering… pic.twitter.com/P6zSrgDDG5
— Igli Hasani (@IgliHasani) April 17, 2024
Ai po ashtu falënderoi edhe raportuesin për këtë çështje, eurodeputetin rumun, Ionut-Marian Stroe për punën e kryer, teksa votimi kaloi me 52 vota pro nga 53 të pranishëm dhe një abstenim.
Çfarë thotë raporti?
Raporti përshëndeti lehtësimin e krizës sistematike politike në vend dhe reformat e zbatuara – në veçanti reformën e gjyqësorit për të siguruar pavarësinë e tij, dhe reformën territoriale administrative që ka forcuar efikasitetin e vetëqeverisjes lokale – si dhe miratimin e një kuadër i ri ligjor për zgjedhjet, i bazuar në një konsensus të gjerë ndërmjet aktorëve politikë.
Në këtë drejtim, komisioni theksoi se ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 kishin lejuar riorganizimin e plotë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese dhe ngritjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ai gjithashtu vuri në dukje përparimin e rëndësishëm të bërë në luftën kundër korrupsionit ende të përhapur dhe sistematik në Shqipëri, si dhe shqetësimet për ndërthurjen e krimit të organizuar me interesat ekonomike dhe politike në vend.
Megjithatë, komisioni shprehu shqetësimin për polarizimin e mjedisit politik, i cili minon sistemin e kontrollit dhe balancimit të vendit dhe kufizon mbikëqyrjen parlamentare. Ai shprehu gjithashtu keqardhje për mungesën e legjislacionit zbatues për Ligjin e vitit 2017 për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe përkeqësimin e lirisë së medias.
Komiteti u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të trajtojnë këto shqetësime dhe rekomandime në lidhje me luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e pakicave, lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes dhe do të shqyrtojë progresin e bërë në raportin e tij të ardhshëm si pjesë e dialogut pas monitorimit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Si ia futën kot Osmani e Haxhiu për “padinë për gjenocid në Strasburg”, juristët përqeshin presidenten e ministren
-
Media, halli i ‘Heroit’ të Tiranës
-
Sulmi i përsëritur ndaj dëshmitarëve dhe gjyqtarëve, Trump rrezikon arrestin
-
Gërvalla injoron të gjeturat e raportit të DASH-it e Freedom House, thotë se Kosova është në krye të luftës kundër korrupsionit