Sport

Shqipëria pëson humbje nga Gjibraltari në FIBA European Challenger U16


Kombëtarja e 16-vjeçarëve e Shqipërisë në basketboll, ka humbur në ndeshjen e parë kundër Gjibraltarit me rezultat 52:56, në kuadër të FIBA European Challenger U16, që është duke u zhvilluar në Prishtinë.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, me çerekun e parë që përfundoi 18:17 në favor të kuqezinjve, derisa pas 20 minutave lojë, shifrat në semafor ishin 36:31 në favor të Shqipërisë.

Çereku i tretë ishte ai që bëri diferencën, pasi që djelmoshat e Shqipërisë e humbën me 10 pikë epërsi, çka bëri që rezultati të ndryshojë në 42:47.

Kjo bëri që në 10 minutat e fundit të zhvillohet ndeshje dramatike. Kuqezinjtë ngushtuan shifrat në 52:55, por nuk mjaftoi dhe Gjibraltari triumfoi në fund 52:56.

Kujtojmë që sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera të këtij grupi, ku Kosova do të përballet me Maltën nga ora 17:00, ndërsa ndeshja e fundit do të zhvillohet në ora 21:00 mes Luksemburgut dhe Moldavisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore