Përballje

Shqipëria në ritmin e “Joga Bonito” dominon Ishujt Faroe


Shqipëria ka marrë tjetër fitore në ndeshjen e tretë kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Kuqezinjtë shënuan fitore me rezultat 1:2 në udhëtim te Ishujt Faroe.

Në fakt rezultati ka mundur të jetë shumë më i thellë për skuadrën e Sylvinho-s, por ata shpërdoruan shumë raste.

Goli i parë për kuqezinjtë erdhi në minutën e 20-të, kur Nedim Bajrami shënoi pas asistimit të Jasir Asanit.

12 minuta më vonë, Sokol Cikalleshi e kishte një mundësi të artë për ta dyfishuar epërsinë, por ai gaboi nga penalltia, të cilën e kishte fituar vetë.

GOLI I NEDIM BAJRAMIT.

Përveç këtij rasti, kuqezinjtë patën edhe disa të tjerë, por nuk arritën të tregoheshin të saktë para porte.

Megjithatë, ligji i pashkruar në futboll – kur nuk shënon pëson – ndodhi te Shqipëria. Vendasit arritën ta barazojnë rezultatin krejt në fund të pjesës së parë me anë të Odmar Faero.

Por, pjesa e parë nisi përsëri shumë mirë për Shqipërinë. Në minutën e 51-të, mesfushori i Inter-it, Kristjan Asllani, shënoi një eruo-gol duke e kaluar Shqipërinë në epërsi.

GOLI I KRISTJAN ASLLANIT.

Në vazhdim, kuqezinjtë patën edhe disa mundësi shumë të mira për ta thelluar epërsinë, derisa goli i fundit dhe i sigurisë erdhi në minutat shtesë, kur mesfushori i Legia-s, Ernest Muci shënoi për 1:3.

Kështu rezultati mbeti 1:2 për kombëtaren kuqezi që i pozicionon në vendin e dytë në grup.

Shqipërisë i bëri një “favor” shumë të madh edhe Moldavia, të cilët e befasuan Poloninë.

Moldavët ishin duke humbur me shifrat 0:2 në pjesë të parë ndaj polakëve, por gjatë pjesës së dytë arritën ta përmbysin rezultatin.

Kështu, Shqipëria tani është e dyta në grup me gjashtë pikë, një më pak se Republika Çeke e vendit të parë dhe një më shumë se Moldavia e vendit të tretë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore