Vende

Shqipëria ndër më të kërkuarat në Airbnb për vitin 2024


Shqipëria – mes disa destinacioneve të tjera – ka pësuar rritje në aktivitetin e kërkimit të Airbnb në krahasim me tre tremujorët e parë të vitit 2023 me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Përveç Shqipërisë, sipas platformës së rezervimeve të qirasë ditore, vendet që panë rritjen më të lartë janë Japonia, Tajvani, Singapori, Finlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe, Curaçao, Aruba, Tajlanda dhe Guatemala.

Airbnb po ashtu ka publikuar parashikimet për vitin 2024 si viti i eksplorimit global, duke shfaqur një listë të destinacioneve ndërkombëtare në trend.

Me nga tre qytete secili, Japonia dhe Italia dominojnë listën e destinacioneve për t’u vizituar këtë vit.

Ndalesa e parë në turneun botëror 2024 është Japonia, ku të vizitorët kërkojnë përzierjen unike të traditës dhe modernitetit në Japoni – duke parë Tokio, Osaka dhe Kioto të shfaqen të gjitha ndër destinacionet më në trend për udhëtime në vitin e ri.

Kurse Parisi – i njohur si qyteti i dashurisë – do të presë Lojërat Olimpike këtë vit, dhe konsiderohet më tërheqës se kurrë, me kërkimet për 26 korrik – 11 gusht 2024 duke u rritur me mbi shtatë herë krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, Brazili sheh një rritje të kërkimeve prej 136 për qind për fundjavën e karnavaleve në Rio de Zhaneiro.

Airbnb ka zbuluar gjithashtu parashikimet e udhëtimit për vitin 2024 për vizitorët irlandezë.

Ndër dhjetë destinacionet globale, Greqia dhe Spanja – me nga dy qytete secila – rezulton të jenë të preferuarat e vizitorëve irlandezë.

Ndërsa për ata që ende kërkojnë të planifikojnë vizitat ose pushimet e tyre, Airbnb sugjeron të kontrollojnë GuestFavourites, që është një koleksion i dy milionë shtëpive më të vlerësuara dhe më të dashura të Airbnb, të përcaktuara nga komentet, vlerësimet dhe besueshmëria.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore