Vaksinimi i 1 milion e 152 mijë e 237 personave i ka kushtuar Shqipërisë rreth 29 milionë euro.
Kjo shifër mbështetet në treguesit e monitorimit vjetor të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Vitin e kaluar, për bonusin COVID-19 të mjekëve, infermierëve dhe personelit jo-mjekësor, janë shpenzuar rreth 1,4 milionë euro.
Më shumë se dyfishi i shpenzimeve të vitit 2020 (650 mijë euro) për bonusin ndaj mjekëve infermierëve dhe personelit jo-mjekësor, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në vitin 2020, shpenzimet për materiale mbrojtëse ndaj COVID-19 që u përdorën në spitale arritën në vlerën e 8,2 milionë eurove.
Dhënia e bonusit të mjekëve do të shpërndahej deri në fund të pandemisë.
Nga të dhënat e botimit shkencor online “Our World in Data” në Shqipëri, deri tani është vaksinuar 45,6% e popullatës, ku 43% e tyre kanë marrë dozat e plota dhe 2,6% janë vaksinuar vetëm me një vaksinë anti-COVID-19.
Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë rezulton se, deri më 27 prill 2022, nga dozat e vaksinës janë kryer: 1 milionë e 293 mijë e 234 doza të para; 1 milion e 230 mijë e 856 doza të dyta dhe 290 mijë e 536 doza të treta.
Në total janë kryer 2 milionë e 814 mijë e 626 vaksinime kundër COVID-19.
Në dhjetor të vitit 2021, për vazhdimin e menaxhimit të pandemisë COVID-19 qeveria miratoi marrëveshjen për marrjen hua të 60 milionë eurove nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës.
Nëpërmjet kredisë do të financohej blerja e vaksinave, duke përfshirë edhe koston e transportit dhe magazinimit të tyre, punësimi shtesë i mjekëve, infermierëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Air Albania” për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Përfundon mbledhja e Kryesisë socialiste, Rama kërkon angazhim për zgjedhjet e 2025-s
-
Liga e Kombeve/ Trajneri Sylvinho dhe Asllani: Respekt për Gjeorgjinë, por ne nuk kemi frikë
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit